Botë

​Papa Françesku: Ka ende shumë për të bërë për të drejtat e njeriut

 

Papa Françesku foli për Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, e cila këtë vit shënon 75-vjetorin e shpalljes së Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (UDHR), gjatë fjalimit të tij të dielën.

“Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, më 10 dhjetor të vitit 1948, u nënshkrua Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut”, tha Papa.