Botë

Indikacionet për sulm mbyllin një qendër tregtare në Esen të Gjermanisë

 

Një qendër tregtare në qytetin Esen në Gjermani është urdhëruar nga policia që sot të mbetet e mbyllur, për shkak të “indikacioneve konkrete për sulm të mundshëm”.

“Gjendja aktuale e hetimeve tona tregon se kërcënimi është ekskluzivisht në qendrën tregtare”, thuhet në deklaratën e policisë, por nuk jepen detaje të tjera.