Chatroom

Detektivja private që zbulon tradhtitë e partnerëve, edhe mes VIP-ave e politikanëve

 

Profesioni si detektive ka bërë që Shkenda Lili të zbulojë tradhtitë e ndryshme në çift dhe jo vetëm. Gratë dhe burrat e punësojnë atë për të zbuluar nëse po i mashtron partneri i tyre.

Shkenda Lili, në emisionin “Chatroom” në KTV të hënën, tregoi se njëra nga mënyrat për ta kuptuar se partneri po ju tradhton është nëse ai apo ajo i kushton më shumë vëmendje vetes, kujdeset për pamjen më shumë se zakonisht.