DESKU

Vitia thotë se në Kosovë mund të kryhen deri 400 mijë vaksinime në muaj

 

Nga data 15 qershor do të nisë vaksinimi masiv kundër COVID-19, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas tij, plani i vaksinimit masiv mundëson kryerjen e shumë më shumë vaksinimeve në ditë, në krahasim me trendin aktual. Sipas tij, me këtë plan mund të bëhen deri 400 mijë vaksinime në muaj.