DESKU

Hajdari paralajmëron kthimin e inspektorëve në veri

 

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar kthimin e inspektorëve në veri të Kosovës.

Duke folur për procesin e funksionalizimit të pikave të përbashkëta kufitare, Hajdari në emisionin “Desku” në KTV ka thënë se Kosova ka marrë zotimet e saj në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit, por se zotimi ka ngecur për fajin e mosvullnetit të qytetarëve.