1. Ku aplikohet për letërnjoftim (LNJ.) të Kosovës?
Në Qendrën Komunale për Pajisje me Dokumente (QPD) mund të aplikoni në çdo QPD të Kosovës, apo edhe jashtë zyrës së QPD-së (sipas neni 10).
Procedurat apo llojet e aplikimit për pajisje me letërnjoftim:
Për herë të parë, për ripërtërije / ndërrim të dhënave, në rast të humbjes/vjedhjes apo konfiskimit, dëmtimit, skadimit të vlefshmërisë, e në raste të veçanta edhe para skadimit.
Çfarë kërkohet për pajisje me letërnjoftim të Kosovës?
2. Nëse aplikon për herë të parë, dhe jeni i moshës 16 -18 vjeç: (Përjashtimisht personat e kësaj moshe që kanë fituar zotësinë e plotë të veprimit me vendim nga organi kompetent)
Duhet të jetë prezent personalisht dhe i shoqëruar nga njëri prind apo kujdestari.
Aplikuesi sjell - prezanton në origjinal këto dokumente si në vijim:
- Ekstraktin e lindjes origjinal për shikim dhe të dorëzojë një (1) kopje për aplikim apo nëse ka pasaportë të RKS dhe nuk ka ndërrim të të dhënave, mund të aplikojë vetëm me pasaportë, duke e dorëzuar kopjen e pasaportës.
- Pasaportën e RKS si fëmijë, (nëse e posedoni, në rast të humbjes – raporti policor)
- Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)
- Vendimi për fitim të shtetësisë (i lindur jashtë RKS-së dhe ka fituar shtetësinë)
- Prindi, apo kujdestari prezanton dokumentin e vet të identifikimit të vlefshëm të RKS (një kopje).
2.1. Ripërtërije/ndërrim të të dhënave, humbje apo konfiskim apo dëmtim i LNJ., si në vijim:
- Ta prezantojë letërnjoftimin, origjinal për shikim dhe ta dorëzojë një (1) kopje, atëherë kur aplikohet për ripërtëritjen.
- Në rast të ndërrimit të të dhënave në letërnjoftim kërkohet edhe ekstrakti i lindjes.
- Raportin policor për humbjen/vjedhjen (i përkthyer në gjuhët zyrtare)
- Raportin për konfiskimin (nëse nuk posedon – deklaratë sqaruese/plotësuese)
- Dokumenti i dëmtuar - tregohet (një kopje)
- Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)
3. Procedura e aplikimit për Letërnjoftim nga mosha 18-vjeçare, (Për herë të parë, për ripërtërije/ndërrim të dhënave, në raste humbjes/vjedhjes apo konfiskimit, dëmtimit, qoftë i Kosovës apo i UNMIK-ut, pas skadimit të vlefshmërisë, e në raste të veçanta edhe para skadimit të LNJ.).
Duhet të jeni prezent personalisht dhe të prezantoni në origjinal dokumentet si në vijim:
3.1. Kur aplikoni për herë të parë për LNJ.:
- Ta prezantojë ekstraktin e lindjes në origjinal në shikim e të dorëzojë një (1) kopje,
- Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)
3.2. Aplikim për ripërtërije/ndërrime të të dhënave, humbje/vjedhje apo konfiskim, dëmtuar
- Ekstraktin e lindjes, një (1) kopje, (nëse ka ndërrim të të dhënave)
- Ta prezantojë letërnjoftimin/pasaportën e RKS origjinal për shikim dhe të dorëzojë një (1) kopje
- Raportin policor për humbjen/vjedhjen (i përkthyer në gjuhët zyrtare)
- Raportin për konfiskimin (i përkthyer në gjuhët zyrtare)
- (nëse nuk posedon – deklaratë sqaruese / plotësuese)
- Dokumenti i dëmtuar - tregohet (bëhet një kopje)
- Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)
Shënim: në rast të çfarëdo dyshimi, dokumentet origjinale duhet të sillen me vete, si dhe mund të verifikohen (nëse dyshon zyrtari).
4. Sa kushton letërnjoftimi dhe për sa ditë lëshohet?
- Me procedurë të rregullt kushton 10 euro, lëshohet për 1-15 ditë
- Me procedurë të shpejtuar, 10 + 50 euro, lëshohet për 1-72 orë
Shënim: Rastet të cilat shkojnë në Komision/apo në Sektor për rishqyrtim, apo mund të marrin më shumë kohë!
Sipas U. A. 05/2018 lëshuar nga MPB, aplikim bëhet edhe me procedurë të përshpejtuar në këto raste si në vijim;
Letërnjoftimi procedohet prodhohet, dhe merret brenda 72 orëve me një pagës plus (+) 50 euro.
Bëhet pagesa dhe plotësohet formulari.
Po ashtu LNJ. merret -me procedurë të përshpejtuar pa tarifë shtesë (pa 50 €) në këto raste si në vijmë:
- rastet urgjente mjekësore,
- udhëtimet zyrtare, dhe udhëtimet që konsiderohen me interes për shtetin, dhe institucionet, si në sport, kulturë,
- dhe në disa raste të tjera humanitare, ekonomike.
Të gjitha këto procedura/lloje aplikimi duhet të dëshmohen me dokumente të vlefshme nga institucione përkatëse, si në vijim:
- Raport nga mjeku apo nga spitali,
- Vërtetim apo konfirmim nga institucioni më i lartë
Tërheqja/marrja e LNJ. (dhe kush tjetër mundë ta tërheqë):
- Personalisht nga aplikuesi, apo nga
- përfaqësuesi ligjor apo i autorizuari tij, nga anëtari i ngushtë i familjes.
Prezantohen këto dokumente,
- Letërnjoftimi paraprak (nëse ka)
- Raportin e policisë (në raste të humbjes/vjedhjes pas aplikimit)
- Dokumentin Identifikues të përfaqësuesit ligjor apo të autorizuarit të tij
- Dëshminë për përfaqësim ligjor nga organi kompetent
- Dokumenti identifikues i familjarit të ngushtë, si dhe
- Ekstrakti i lindjes/certifikatë martese, dëshmi tjetër që dëshmon lidhjen familjare.
Shënim; Letërnjoftimi ruhet /mbahet në QPD deri në tërheqjen e tij nga aplikuesi,- deri në skadimin e afatit të vlefshmërisë së tij.
Procedura e pajisjes me pasaportë të Republikës së Kosovës sipas Udhëzimit Administrativ MPB Nr. 06 / 2018
Procedura e aplikimit për pajisje me pasaportë për personat nën moshën 18-vjeçare:
Aplikuesi duhet të jetë prezent personalisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente i shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor (dy prindërit/kujdestari) dhe duhet të paraqesë dokumentet si në vijim:
- Ekstraktin origjinal apo kopje të tij për shikim për aplikuesin nën moshën 16-vjeçare;
- Letërnjoftimin e vlefshëm të Republikës së Kosovës për aplikuesit nga mosha 16-vjeçare;
- Pasaportën origjinale për shikim, në rast të ripërtëritjes. Në rast të ndërrimit të të dhënave në pasaportë, kërkohet edhe ekstrakti;
- Raportin/vërtetimin policor origjinal apo kopjen e noterizuar nga origjinali, në rast të humbjes/vjedhjes. Nëse raporti është ne gjuhë te huaj, duhet te jetë i përkthyer në ndonjërën prej gjuhëve zyrtare;
- Raportin mbi konfiskimin nëse pasaporta është e konfiskuar jashtë vendit. Nëse raporti është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare. Nëse nuk e posedon raportin, aplikuesit/prindërit/kujdestarit i merret deklarata plotësuese/sqaruese;
- Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim ose pasaportë) së paku njëri prind duhet të posedojë letërnjoftimin/pasaportën te vlefshme të Republikës së Kosovës;
- Nëse mungon njëri prind kërkohet autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri, apo nga gjykata, ose kopja e noterizuar nga origjinali. Nëse autorizimi është në gjuhe të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare.
- Përjashtimisht nga nën-nen paragrafi 1.1.7 i këtij neni, në rast kur njëri prind nuk ka mundësi të autorizojë prindin tjetër për arsye shëndetësore e që dëshmohet me dokumentacion nga institucioni përkatës, aplikuesin mund ta shoqërojë vetëm njëri prind;
- Nëse njëri prind ka vdekur, aplikuesi shoqërohet nga prindi tjetër. Vdekja dëshmohet me certifikatën e vdekjes;
- Nëse prindërit nuk jetojnë bashkë, kërkohet vendimi për kujdestarinë nga gjykata ose pëlqimi nga Qendra për Punë Sociale;
- Nëse prindërit e aplikuesit janë liruar nga shtetësia e Kosovës duhet të ofrojnë dokumente për identitetin e tyre;
- Nëse aplikuesi është i lindur në Republikën e Kosovës nga prindërit me shtetësi të huaj, ndërsa aplikuesi ka fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës, prindërit duhet të paraqesin dëshmi të identitetit të tyre si dhe vendimin e shtetësisë për aplikuesin
- Dëshminë për pagesë 20 Euro ( të cilën e merr gjatë aplikimit në sportel)
Përjashtim nga kjo procedurë bëjnë personat nën moshën 18 të cilët kanë fituar zotësi të veprimit sipas vendimit të lëshuar nga organi kompetent.
Tërheqja e pasaportës për personat nën moshën 18-vjeçare mund të bëhet nga njëri prind / kujdestar pa prezencën e fëmijës duke dëshmuar dokumentet si në vijim:
- Dokument identifikimi i prindit/ kujdestarit
- Ekstraktin nga RQGJC i aplikuesit;
- Pasaportën paraprake te aplikuesit;
Tërheqja e pasaportës për personat nga mosha 16-vjeçare mund të bëhet personalisht nga aplikuesi duke prezantuar letërnjoftimin e vlefshëm.
Procedura e aplikimit për pajisje me pasaportë për personat nga mosha 18 vjeçare:
Aplikuesi duhet te jetë prezent personalisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente dhe duhet të paraqesë dokumentet si në vijim:
- Letërnjoftimin e vlefshëm të Republikës së Kosovës në shikim;
- Pasaportën origjinale për shikim për aplikim, në rast të ripërtëritjes apo ndërrimit të të dhënave në pasaportë;
- Raportin/vërtetimin policor origjinal apo kopjen e noterizuar nga origjinali, në rast të humbjes/vjedhjes të pasaportës. Nëse raporti/vërtetimi është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare;
- Raportin mbi konfiskimin nëse pasaporta është e konfiskuar jashtë vendit. Nëse raporti është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare. Nëse nuk e posedon raportin, aplikusit i merret deklarata plotësuese / sqaruese.
- Dëshminë për pagesë 30 Euro ( të cilën e merr gjatë aplikimit në sportel).
- Për pensionistë është 15 Euro
Tërheqja e pasaportës për personat nga mosha 18 vjeçare bëhet personalisht nga aplikuesi ose me autorizim origjinal të vërtetuar nga noteri apo gjykata.
Me rastin e tërheqjes së pasaportës aplikuesi / i autorizuari duhet të paraqesë:
- Letërnjoftimin e vlefshëm të aplikuesit
- Pasaportën paraprake të aplikuesit
- Dokument identiteti të të autorizuarit (letërnjoftim, pasaportë apo dokument tjetër me fotografi, i vlefshëm i lëshuar nga Republika e Kosovës);
Shënim: Aplikimi mund të bëhet në të njëjtën kohë për letërnjoftim dhe pasaportë në çdo Qendër për Pajisje me Dokumente.
Shënim: Sipas UA MPB Nr. 07/2017, pasaporta mund të merret me procedurë të përshpejtuar në afati kohor brenda 72 orë (llogariten vetëm ditët e punës), tarifa shtesë është 50 Euro.
Procedurat e aplikimit për pasaportë biometrike
Procedura e aplikimit për pasaportë biometrike për personat nën moshën 18-vjeçare (Përjashtimisht personat të cilët kanë fituar zotësi të veprimit sipas vendimit të lëshuar nga organi kompetent).
Aplikuesi duhet të jetë prezent personalisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente i shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor (dy prindërit, kujdestari, adoptuesi) dhe duhet të paraqes dokumentet si në vijim:
- Ekstraktin e lindjes (në rast se nuk ka letërnjoftim ose pasaportë);
- Pasaportën paraprake në rast:
- Ndërrimit të të dhënave në pasaportë:
- Dëmtimit të pasaportës;
- Fletët e pasaportës për shënim zyrtar janë të mbushura me vula apo viza;
- Skadimit të afatit, në raste të veçanta jo më gjatë se 18 muaj para skadimit të afatit.
- Raportin policor / fletudhëtimin (në rast të humbjes/vjedhjes së pasaportës);
- Letërnjoftimin valid për aplikuesit nga mosha 16 vjeçare;
- Dëshminë për identitetin e prindërve, (letërnjoftim ose pasaportë) së paku njëri prind duhet të posedoj letërnjoftimin valid të Republikës së Kosovës;
- Nëse mungon njëri prind kërkohet autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri, apo nga organi kompetent;
- Në rast kur njëri prind nuk ka mundësi të autorizoj prindin tjetër për arsye shëndetësore e që dëshmohet me dokumentacion nga institucioni përkatës, mund të aplikoj vetëm njëri prind;
- Nëse njëri prind ka vdekur, fëmija shoqërohet nga prindi tjetër. Vdekja dëshmohet me certifikatën e vdekjes;
- Nëse prindërit nuk jetojnë bashkë, kërkohet vendimi nga organi kompetent për kujdestarinë e fëmijës;
- Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari që dëshmon kujdestarinë;
- Nëse aplikuesi është shtetas i Kosovës ndërsa prindërit janë liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës, prindërit duhet të paraqesin dëshmi të identitetit të shtetësisë së tyre;
- Nëse aplikuesi është i lindur në Republikën e Kosovës nga prindërit me shtetësi të huaj ndërsa aplikuesi ka fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës, prindërit duhet të paraqesin dëshmi të identitetit të shtetësisë së tyre, si dhe vendimin e fitimit të shtetësisë për fëmijën;
- Nëse aplikuesi është shtetas i Republikës së Kosovës, por adaptohet nga prindër me shtetësi të huaj, adoptuesit duhet të paraqesin vendimin e adoptimit origjinal të lëshuar nga organi kompetent, si dhe dëshmi të identitetit të shtetësisë së tyre;
- Nëse aplikuesi është lindur jashtë Republikës së Kosovës dhe ka fituar shtetësi të Republikës së Kosovës, duhet të paraqes edhe vendimin mbi fitimin e shtetësisë.
Procedura e aplikimit për pasaportë për personat nga mosha 18 vjeçare
Aplikuesi duhet të jetë prezent personalisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente dhe duhet të paraqes dokumentet si në vijim:
- Letërnjoftimin e vlefshëm të Republikës së Kosovës ( kopje);
- Pasaportën paraprake në rast të:
- Ndërrimit të të dhënave në pasaportë:
- Dëmtimit të pasaportës;
- Fletët e pasaportës për shënim zyrtar janë të mbushura me vula apo viza:
- Skadimit të afatit, në raste të veçanta jo më gjatë se 18 muaj para skadimit të afatit.
- Raportin policor për humbjen/vjedhjen e pasaportës;
- Nëse pasaporta është e konfiskuar kërkohet vendimi nga gjykata mbi lejimin për pajisje me pasaporte të re.
Procedurat e fitimit te shtetësisë me lindje ne baze te origjinës kur te dy prindërit janë shtetase te Republikës se Kosovës
Shtetësia e Republikës se Kosovës fitohet me lindje nëse ne kohen e lindjes se fëmijës te dy prindërit janë shtetase te Republikës se Kosovës.
Regjistrimi i Shtetësisë ku vendi i lindjes se fëmijës dhe vendbanimi i prindërve është i njëjte, behet sipas detyrës zyrtare nga Zyrtari i Gjendjes Civile ne komunën përkatëse. Regjistrimi i Shtetësisë se fëmijës kur vendi i lindjes se fëmijës dhe vendbanimi i prindërve është i ndryshëm behet ne vendbanimin e prindërve me kërkesën e palës (prindërit apo kujdestaret).
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Certifikatën e lindjes se fëmijës
- Certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve ne Kosove.
Procedurat e fitimit të shtetësisë me lindje ne Kosove ku njeri prind është shtetas i Kosovës
Kërkesa për regjistrimin e shtetësisë me lindje ne Kosove ku njeri prind ka shtetësinë e Kosovës, parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për persona te mitur sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Certifikata e lindjes se fëmijës
- Certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve në Kosovë.
- Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri në 18 vjeç.
- Pajtimi me shkrim i prindërit me shtetësi tjetër i vërtetuar ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron që fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse prindi në fjalë nuk e jep pajtimin e tij/saj/
Procedura e fitimit te shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër është me shtetësi te panjohur ose pa shtetësi
Regjistrimi i shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe njeri prind ka shtetësinë e Kosovës, ndërsa prindi tjetër është me shtetësi te panjohur ose pa shtetësi, kërkesa parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për persona te mitur sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës.
Kërkesë duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Certifikatën e lindjes se fëmijës
- Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit ose ndonjë dëshmi qe dëshmon shtetësinë e tij ne Kosove.
- Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç.
- Pajtimi me shkrim i prindit qe nuk e posedon shtetësinë e Kosovës i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e tij/saj/
Procedura e fitimit te shtetësisë nëse fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër ka shtetësi tjetër, por te dy prindërit pajtohen me shkrim që fëmija të fitojë shtetësinë e Kosovës.
Kërkesa për regjistrimin e shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër ka shtetësi tjetër, por të dy prindërit pajtohen me shkrim që fëmija të fitojë shtetësinë e Kosovës parashtrohet përmes njërit prind sipas vendbanimit të parashtruesit të kërkesës në Zyrën komunale të Gjendjes Civile në Republikën e Kosovës. Kjo dispozitë duhet të ushtrohet para se fëmija të ketë mbushur moshën 14-vjeçare.
Kërkesë duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Certifikatën e lindjes se fëmijës
- Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit ose ndonjë dëshmi qe dëshmon shtetësinë e tij ne Kosove
- Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar, në këtë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-së, siguron që fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse prindi në fjalë nuk e jep pajtimin e tij/saj/.
Fitimi i shtetësisë me lindje në territorin e Republikës së Kosovës
Në rastet kur fëmija është gjetur ose është lindur në territorin e Republikës së Kosovës prindërit të cilët janë të panjohur, atëherë ai e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me rastin e regjistrimit ne Regjistrin e Lindjes dhe regjistrohet sipas detyrës zyrtare në Regjistrin e Shtetësisë.
Procedura e fitimit të shtetësisë kur fëmija është i lindur në Kosove ndërsa prindërit kanë shtetësi tjetër por kane leje qëndrimit të vlefshëm në Kosovë
Në rastet kur fëmija është i lindur brenda territorit të Republikës së Kosovës ndërsa prindërit e tij kanë shtetësi tjetër por kanë leje qëndrimit të vlefshëm në Republikën e Kosovës, fëmija mund të fitojë shtetësinë e Kosovës me pëlqimin e të dy prindërve.
Kërkesës për fitimin e shtetësisë duhet bashkangjitur:
• Certifikata e lindjes së fëmijës
• Kopjet e dokumenteve të identifikimit dhe dëshmi e vlefshme të qëndrimit në Republikën e Kosovës për të dy prindërit.
• Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar, në ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-së, siguron që fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse ndonjëri prej prindërve nuk jep pajtimin.
Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë së Kosovës me natyralizim
Kërkesa për fitimin e shtetësisë se Kosovës me natyralizim parashtrohet nga personi i huaj i moshës madhore personalisht në Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit të parashtruesit të kërkesës në Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Certifikata e lindjes dhe martesës për personat e martuar
- Dëshmi e lejes së përhershme të qëndrimit për 5 vite
- Dëshmi qe i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
- Dëshmi për banimin adekuat për parashtruesin e kërkesës dhe vartëseve të tij
- Dokument qe dëshmon njohuri elementare në njërën prej gjuhëve zyrtare
- Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës, dhe policia e Kosovës. Si dhe organi kompetent i shtetit të huaj, shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit në të cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit jo më të vjetër se 6 muaj.
- Vërtetim nga Policia e Kosovës
- Dëshmi që posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale
- Dokument i vlefshëm identiteti në kopjen e vërtetuar me fotografin e poseduesit që duket qartë.
- Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës
- Taksa administrative në rast të fitimit në shumë prej 150 euro.
Procedura e aplikimit për fitim e shtetësisë së Kosovës me natyralizim i/e bashkëshortit
Kërkesa e personit të huaj i cili është bashkëshort i shtetasit të Kosovës për fitimin e shtetësisë me natyralizim parashtrohet personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesit ligjor në Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet bashkangjitur:
- Certifikata e lindjes dhe martesës e cila dëshmon së paku 3 vite lidhje të vlefshme martesore me shtetasin e Kosovës.
- Dëshmi për banimin e ligjshëm në Republikën e Kosovës për së paku 1 vit para se të bëhet parashtrimi i kërkesës.
- Dëshmi që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
- Dëshminë qe nuk është nen hetime dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës, dhe policia e Kosovës. Si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit në të cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj.
- Vërtetim nga Policia e Kosovës
- Dëshmi që posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale.
- Dokument i vlefshëm identifikimi.
- Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës
- Taksa administrative në raste të fitimit në shumë prej 150 euro
Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë se Kosovës me natyralizim i fëmijës së mitur të personit të natyralizuar
Fëmija i mitur nën moshën 18-vjeçare i parashtruesit te kërkesës për natyralizim e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me natyralizim në bazë të natyralizimit të prindërve të tij. Parashtrimi i kërkesë për të miturin duhet t’i bashkëngjitet kërkesës për natyralizim të prindit dhe të parashtrohet nga prindi i tij apo nëpërmjet përfaqësuesit ligjor në Zyrën e Gjendjes Civile në komunën ku banon parashtruesi i kërkesës.
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Certifikata e lindjes së fëmijës
- Dokumente zyrtare të vlefshme të prindërve, të cilët dëshmohet identiteti i tyre
- Pajtimi i fëmijës më të vjetër se 14 deri në 18 vjeç
- Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
- Taksa administrative në shumë prej 50 euro.
Kjo procedurë vlen edhe për personat e mitur te adaptuar.
Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë me natyralizim të personit që ka humbur shtetësinë e Kosovës
Kërkesa për fitimin e shtetësisë me natyralizim të personit që ka humbur shtetësinë e Kosovës me lirim nga shtetësia parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për personat e mitur në Zyrën e Gjendjes Civile, sipas vendbanimit të fundit të parashtruesit të kërkesës në Republikën e Kosovës
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Certifikatën e lindjes
- Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile të prindit
- Kopje të dokumenteve të identifikimit të të dy prindërve
- Dëshmi që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
- Dëshminë që nuk është nën hetime dhe që nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit në të cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj.
- Vërtetim nga Policia e Kosovës
- Dëshmi që posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale.
- Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës
- Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
- Pajtimi i fëmijës më të vjetër se 14 deri në 18 vjeç
- Taksa administrative në shumë prej 150 euro, ndërsa për persona të mitur në shumën prej 50 euro.
Aplikimi në misionin Diplomatik apo Konsullor të Republikës së Kosovës
Në rastet kur parashtruesi i kërkesës i ka vendbanimin jashtë Republikës së Kosovës kërkesa mund t’i parashtrohet përfaqësive diplomatike ose konsullore te Republikës së Kosovës që kanë juridiksion mbi vendbanimin e parashtruesit të kërkesës. Përfaqësia diplomatike ose konsullore ka për detyrë që kërkesën e parashtruar t’ia përcjellë tek organi kompetent. Në bazë të kërkesës nëpunësit konsullor mund të ndihmojnë Ministrinë e Punëve te Brendshme me marrjen e dëshmive që kanë të bëjnë me kërkesën, në pajtim me kompetencat e tyre që dalin nga Ligji për Shërbimin Konsullor të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Republikës se Kosovës. Shqyrtimi dhe vendosja e kërkesës i nënshtrohet procedurave të përcaktuara me Udhëzim Administrativ, si dhe Udhëzimet tjera të Ligjit për Shtetësinë e Kosovës.
Procedurat e aplikimit për humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim nga shtetësia për personat madhorë
Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim nga shtetësia për persona madhorë parashtrohet në Zyrën e Gjendjes Civile personalisht sipas vendbanimit të fundit të parashtruesit të kërkesës në Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Dëshminë për posedimin e shtetësisë të ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do t’i jepet
- Certifikatën e lindjes
- Kopje të dokumentit të identifikimit
- Dëshmi për vendbanimin në shtetin e huaj ku banon
- Dëshmi për vendbanimin e fundit në Republikën e Kosovës
- Dëshmi që i ka përmbushur detyrimet financiare ndaj shtetit (dëshmi nga Administrata tatimore e Kosovës dhe nga zyra komunale e tatimit në pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore)
- Dëshminë nga qendra komunale për punë sociale që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit
- Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës, dhe nga Policia e Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetin në të cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj
- Dëshmi nën betim që shtetasi që kërkon lirim nga shtetësia nuk është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë së Kosovës, pjesëtar i forcës së sigurisë së Kosovës ose pjesëtar i Agjensionit të Kosovës për Inteligjence.
- Në rast se komisionet vendos për lirim nga shtetasit nga shtetësia e Republikës së Kosovës shtetasi në fjalë është i obliguar të prezantojë dëshminë për pagesën e taksave administrative në shumë prej 150 euro.
- Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë.
Procedurat e aplikimit për humbjen e shtetësisë së Republikës se Kosovës me lirim nga shtetësia i/e të miturve
Kërkesa për humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës me lirim nga shtetësia e të miturve parashtrohet përmes prindërve apo njërit prind dhe bëhet në të njëjtën kërkesë të parashtruar nga prindërit apo prindi në Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit (të fundit) të parashtruesit të kërkesës në Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Dëshminë për posedimin e shtetësisë të ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do t’i jepet
- Certifikatën e lindjes së të miturit
- Certifikatën nga regjistrat e gjendjes civile të prindërve
- Dëshmi për vendbanimin/vendqëndrimin të shtetit të huaj ku banon
- Dëshmi për vendbanimin e fundit të prindërve në Republikën e Kosovës
- Kopja e dokumentit të identifikimit të të miturit nëse e posedon
- Kopjen e dokumentit të identifikimit të të dy prindërve
- Deklaratën e pajtimit me shkrim nga të dy prindërit e vërtetuar
- Pajtimi i të miturit më i vjetër se 14 deri në 18 vjet.
- Ne rast se përkujdesjen e fëmijës së mitur e ka njëri prind dëshmitë duhet të plotësohen vetëm nga njëri prind që e ka përkujdesjen e fëmijës së mitur. Në këtë rast kërkesës duhet t’i bashkëngjitet edhe dëshmia me të cilin vërtetohet se prindit në fjalë i është besuar përkujdesja ndaj fëmijës së mitur
- Në rast se komisionet vendosin për lirim e fëmijës së mitur nga shtetësia e Republikës së Kosovës, prindërit apo prindi i fëmijës është i obliguar të prezantojë dëshminë për pagesën e taksave administrative në shumë prej 50 euro.
- Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë.
- Kjo procedure vlen edhe për fëmijët e adaptuar
Procedurat e aplikimit për humbjen e shtetësisë se Republikës së Kosovës me lirim, të fëmijëve sipas nenit 7.2 te ligjit për shtetësinë e Kosovës
Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim te fëmijës sipas nenit 7.2 të Ligjit për Shtetësinë e Kosovës (në raste se të paktën një prind i fëmijës identifikohet para se fëmija të ketë mbushur moshën 7-vjeçare dhe prindi në fjalë nuk është shtetas i Republikës se Kosovës, me kërkesë të prindit fëmija e humb shtetësinë e Republikës së Kosovës me kushte që me humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës fëmija të mos mbetet pa shtetësi) bëhet nga prindërit apo njëri prind në Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit të fëmijës në Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten dëshmitë si në vijim:
- Certifikatën e lindjes së fëmijës
- Dëshminë për vërtetimin e atësisë/amësisë
- Dëshminë për posedimin e shtetësisë, të shtetit shtetas të të cilit janë prindërit apo njëri prind
- Garancionin (provën) se fëmijës do t’i jepet shtetësia e prindërve apo njërit prind
- Kopjen e dokumentit të identifikimit të të dy prindërve apo njërit prind
- Kopja e dokumentit të udhëtimit të fëmijës nëse e posedon
- Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë
- Në rast se komisionet vendosin për humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës të fëmijës, prindërit apo prindi i fëmijës është i obliguar të prezantojë dëshminë për pagesën e taksave administrative në shumë prej 50 euro.
Aplikimi në misionin Diplomatik apo Konsullor të Republikës së Kosovës
Në rastet kur parashtruesi i kërkesës i ka vendbanimin jashtë Republikës se Kosovës kërkesa mund t’i parashtrohet përfaqësisë më të afërt diplomatike ose konsullore të Republikës së Kosovës. Përfaqësia diplomatike ose konsullore ka për detyrë që kërkesën e parashtruar t’ia përcjelle MPB (Zyra për Shtetësi).
Aplikimi në përfaqësi diplomatike apo konsullore do të behet në kohen kur do te bëhen funksionale përfaqësitë diplomatike apo konsullore të Republikës së Kosovës.
Shqyrtimi i kërkesës për humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim
Shqyrtimi i kërkesës për humbjen e shtetësisë se Kosovës me lirim bëhet nga Komisioni për Shtetësi i MPB-së.
Komisioni për shtetësi në kuadër të MBP-së pas shqyrtimit të kërkesës me dokumentet e bashkangjitura nxjerr vendimin përkatës brenda 30 ditësh.
Pala e pakënaqur kundër vendimit ka të drejte ankese në Komisionin për shqyrtimin e ankesave të shtetësisë në kuadër të MPB-së brenda 30 ditësh. Kundër vendimit të komisionit për shqyrtimin e ankesave mund të iniciohet procedurë gjyqësore në gjykatën kompetente.
Refuzimi i kërkesës për lirim nga shtetësia e Kosovës
Komisioni për Shtetësi refuzon kërkesën për lirim nga shtetësia e Kosovës nëse shtetasi që kërkon lirimin nga shtetësia është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë së Kosovës, pjesëtar i Forcës se Sigurisë së Kosovës apo pjesëtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ose lirim nga shtetësia është në kundërshtim me interesat e Republikës së Kosovës, në veçanti me ato të sigurisë së brendshme dhe të jashtme ose të marrëdhënieve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Garancioni
Me kërkese të shtetasit i cili kërkon lirim nga shtetësia e Kosovës, Komisioni për shtetësi i MPB-së mund t’i lëshojëë shtetasit në fjale një garancion me të cilin garantohet se shtetasi i plotëson kushtet për lirim nga shtetësia sipas Ligjit për Shtetësinë e Kosovës dhe do t’i miratohet kërkesës për lirim nga shtetësia, nëse shtetasi në fjale praqet dëshmi për fitimin e shtetësisë së një shteti tjetër, përkatësisht paraqet garancionin e lëshuar nga organi kompetent i shtetit tjetër se do të fitojë shtetësinë e atij shteti, nëse lirohet nga shtetësia e Republikës së Kosovës.
Dokumentet dhe Procedurat për pajisjen me patentë-shoferi të Republikës së Kosovës për herë të parë dhe shtim të kategorive pas dhënies së provimit
Bazë juridike: Udhëzimi Administrativ (MPB)-Nr. 02/2017-Për Procedurën e Pajisjes me patentë shoferi të Republikës së Kosovës.
Kërkesa për pajisje me patentë shofer për herë të parë ose shtim të kategorive pas dhënies së provimit bëhet personalisht nga qytetari në Qendrën për Pajisje me Dokumente–MPB.
Kërkohen këto dokumente:
- kopja e certifikatës së dhënies së provimit;
- kopja e letërnjoftimit me afat vlefshmërie, ndërsa për shtetasit e huaj kopja e leje qëndrimit;
- kopjen e patentë shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive, në rast të humbjes Raportin Policor;
Për ndërrimin e patentë shoferit të UNMIK-ut me patentë shoferi të Republikës se Kosovës
Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me Dokumente
Kërkohen këto dokumente:
- kopjen e patentë-shoferit të UNMIK-ut ;
- Prezantimi i letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
- Prezantimi i certifikatës mjekësore për patentë shoferi;
- Raporti policor (Ky dokument kërkohet krahas dokumenteve tjera të lartpërmendura në rast se pala ka humbur patentë-shoferin e UNMIK-ut);
Për ndërrimin e patentë-shoferit të ish RFJ-së - Brenda Kosovës me patentë-shofer të Republikës se Kosovës
Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.
Kërkohen këto dokumente:
- kopjen e patentë-shoferit të ish RFJ-së (nëse e posedon qytetari);
- kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
- certifikata mjekësore për patentë-shoferi;
- Dosja ose kartoni i fotokopjuar në arkivin për patentë shoferin e ish-RFJ i nënshkruar nga zyrtari i QPD-së ose konfirmimi nga baza e të dhënave për patentë-shoferi;
Për përmirësimin e të dhënave në patentë-shoferi të Republikës së Kosovës
Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.
Kërkohen këto dokumente:
- kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës.
- kopjen e patentë-shoferit të Republikës së Kosovës të lëshuar me gabime.
- kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit.
Korrigjimin-ndryshimin e të dhënave në patentë-shofer mund ta kërkojnë edhe personat, të cilët kanë bërë ndryshimin e të dhënave personale, ndërrimin e emrit ose mbiemrit në bazë të kopjes së letërnjoftimit të Republikës së Kosovës dhe dokumentit të organit kompetent mbi atë ndryshim.
Për pajisje me patentë-shoferë të Republikës së Kosovës pas humbjes vjedhjes ose dëmtimit
Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.
Kërkohen këto dokumente:
- Raporti policor për humbjen e patentë-shoferit;
- Prezanton origjinalin e letërnjoftimit me afat vlefshmërie;
- Prezanton patentë-shoferin në rast dëmtimi dhe bashka ngjet kopjen e tij;
Për vazhdimin e patentë-shoferit të Republikës së Kosovës
Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me Dokumente
Kërkohen këto dokumente:
- Prezanton patentë-shoferin dhe letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.
- Prezanton certifikatën mjekësore për patentë-shoferi.
- Raporti-Policor. Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka të humbur patentë-shoferin e RKS-së me afat të skaduar.
Ndërrimi i patentë-shoferit të lëshuar nga shtetet e huaja anëtare të BE-së me patentë-shoferi të Republikës se Kosovës
Bazë juridike Udhëzimi Administrativ (MPB) Nr. 07/2017-MPB për ndërrimin e patentë-shoferëve të huaj në patentë-shoferë të Republikës së Kosovës.
Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.
Kërkohen këto dokumente:
- Përkthimi i patentë-shoferit të huaj në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës nga përkthyesi i autorizuar;
- Për shtetasit e Republikës së Kosovës dorëzohet kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat të vlefshmërisë, ndërsa për shtetasit e huaj, kopja e leje qëndrimit;
- Me rastin e aplikimit, pala dorëzon origjinalin e patentë-shoferit të huaj, në rast të shtimit të kategorive edhe origjinalin e patentë-shoferit të RKS-së , dhe duhet të prezantojë origjinalin e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës ose leje qëndrimit;
- kopja e certifikatës mjekësore për patentë shoferi;
- kopja e certifikatës mbi dhënien e provimit (ky dokument kërkohet vetëm për rastet e testimit për patentë-shoferë të huaj sipas ligjit në fuqi);
Pagesa për pajisje me patentë-shoferi të Republikës së Kosovës në procedurë të rregullt është 15 Euro:
Ndërsa për procedurë urgjente pagesa shtesë në vlerë prej 50 Euro:
Aplikimi online
Kliko këtu
Qëndrimi i përkohshëm me qëllim të ribashkimit familjar
- Dokument të vlefshëm udhëtimi me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
- Certifikatën e martesës, certifikatën e bashkësisë familjare apo certifikatën e lindjes së fëmijëve; në rastet e adoptimit, dëshmi për themelimin e adoptimit apo në rastet e vënies nën kujdestari, dëshmi për themelimin e kujdestarisë;
- Dokument identifikimi nga shtetasi i Republikës së Kosovës apo sponsori;
- Mjete të mjaftueshme për jetesë të cilat dëshmohen përmes pasqyrës bankare, kontratës së punës apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji ka mjete të mjaftueshme për jetesë;
- Dëshminë për banimin e siguruar (dëshminë e pronësisë apo kontratën e noterizuar të qirasë), me hapësirën të nevojshme për jetesë sipas normave minimale të banimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
- Dëshminë që nuk është i dënuar, dhe dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
- Sigurimin shëndetësor;
- Të mos ketë ndalesë hyrje në Republikën e Kosovës;
- Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie.
Në rastet e paraqitjes së kërkesës për lejeqëndrim të përkohshëm me qëllim të ribashkimit familjar mbi bazën e bashkëjetesës nuk kërkohet të plotësohet kushti nr. 2, por kërkohet dëshmia për bashkëjetesë 3 vjeçare, ose certifikata e lindjes në rast se në bashkëjetesë ka lindur një fëmijë I përbashkët.
Qëndrimi i përkohshëm me qëllim të arsimit parauniversitar
- Dokument të vlefshëm udhëtimi me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
- Dëshminë mbi regjistrimin në ndonjë institucion arsimor në Republikën e Kosovës;
- Dëshminë e pëlqimit të prindërit ose kujdestarit ligjor për qëndrimin e planifikuar, qëllimi i të cilit është arsimi parauniversitar në Republikën e Kosovës;
- Mjete të mjaftueshme për jetesë e cila dëshmohet përmes pasqyrës bankare, apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji do të mbulojë shpenzimet për jetesë; në rastet e shkëmbimit të nxënësve, dëshmia se organizata që udhëheq programin mbulon mjetet për jetesë, kujdesin shëndetësor dhe shpenzimet e kthimit;
- Dëshminë për akomodimin, në rastet kur i huaji banon tek familja dëshmi që familja i përmbush kushtet për akomodim në bazë të dispozitave ligjore në fuqi;
- Dëshminë që nuk është i dënuar, dhe dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
- Sigurimin shëndetësor;
- Të mos ketë ndalesë hyrjeje në Republikën e Kosovës;
Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie.
Qëndrimi i përkohshëm me qëllim të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor
- Dokumentin e vlefshëm të udhëtimit me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
- Dëshminë mbi regjistrimin në ndonjë institucion arsimor të lartë në Republikën e Kosovës;
- Mjete të mjaftueshme për jetesë e cila dëshmohet përmes pasqyrës bankare, apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji do të mbulojë shpenzimet për jetesë;
- Dëshminë për akomodimin;
- Dëshminë që nuk është i dënuar, dhe dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
- Sigurimin shëndetësor;
- Të mos ketë ndalesë hyrjeje në Republikën e Kosovës;
- Dëshminë për rastet kur kemi të bëjmë më shkëmbim të studenteve dhe lëvizshmërisë së të rinjve apo dëshminë për praktikën e autorizuar nga organizata, apo në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe marrëveshjeve ndërmjet universiteteve, siç është përcaktuar në nenin 57 nënparagrafin 1.2 dhe 1.3 të Ligjit për të Huajt;
- Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie.
Për lejeqëndrimin e përkohshëm më qëllim të kërkimit shkencor duhet të plotësohen të gjitha kushtet e parapara si me lart, përjashtimit kushteve ne piken 2 dhe 8, por i huaji duhet të paraqet edhe ftesën nga institucioni I licencuar në Republikën e Kosovës.
Lejeqëndrimi i përkohshëm me qëllim të punës
- Dokumentin e vlefshëm të udhëtimit me afat vlefshmërie të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
- Kontratën e punës, sipas legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës, përjashtimisht kontrata e punës nuk kërkohet për të huajin i cili është pronar i biznesit;
- Mjete të mjaftueshme për jetesë të cilat dëshmohen përmes pasqyrës bankare, kontratës së punës apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji ka mjete të mjaftueshme për jetesë;
- Dëshminë që nuk është i dënuar, dhe dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit;
- Dëshminë mbi arsimimin, kualifikimin e fituar dhe aftësimin e të huajit, përjashtimisht ky kusht nuk kërkohet për shtetasin e huaj i cili është pronar i biznesit;
- Të mos ketë ndalesë hyrjeje në Republikën e Kosovës;
- Sigurimin shëndetësor;
- Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie.
Në rastet kur kërkesa për lejeqëndrim më qëllim pune brenda kuotës vjetore të punësimit bëhet nga i huaj i punësuar në OJQ-të, nuk kërkohet të plotësohet kushti i paraparë në piken 5 por duhet të paraqitet certifikata e regjistrimit të OJQ–së në Republikën e Kosovës.
Të ketë pesë (5) vite qëndrim të përkohshëm pa ndërprerë;
Ka tre (3) vite bashkëshortësie me shtetasin e Republikës së Kosovës apo me të huajin me leje qëndrim të përhershëm
Personit të mitur me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kosovës i lejohet qëndrimi i përhershëm nëse njeri nga prindërit është i huaj me leje qëndrim të përhershëm me pëlqimin e prindit tjetër.
Dokumentet e nevojshme për leje qëndrim të përhershëm
- Pasaporta valide;
- Certifikatën që nuk është i dënuar nga Gjykata e Republikës së Kosovës;
- Dëshmia për lidhjen e martesës;
- Vërtetimin që nuk është nën hetimit nga Policia e Republikës së Kosovës;
- Dëshmi për mjetet financiare për jetesë;
- Sigurim shëndetësor;
- Dëshmi për banimin e siguruar;
- Vërtetimi mbi tatimin jo më i vjetër se tre muaj. (Ky dokument lëshohet nga Administrata Tatimore e Kosovës-ne zyre regjionale)
Taksat për leje qëndrim të përhershëm janë:
Për qëllim pune 100 Euro
Për bashkim familjar 70 Euro
Për humbje dëmtim 10 Euro