Euro 2020

#Profili - Euro 2020: Spanjollët janë të gatshëm për rikthim të fuqishëm në Evropian

Foto: AP
 

Kampionati Botëror “Rusia 2018” pa një nga fillimet më katastrofale të një fushate që ndonjë përfaqësuese mund ta kishte.

Spanja shkarkoi Julen Lopeteguin nga posti i përzgjedhësit në prag të turneut, pasi u bë publik lajmi për emërimin e tij trajner i Real Madridit. E zëvendësoi atë me drejtorin sportiv Fernando Hierro. Ekipi çaloi në fazën e grupeve përpara se të eliminohej në nismë të raundit nokaut (1/8 e finales) nga Përfaqësuesja e Rusisë.