Euro 2020

COVID-19 dhe “Euro 2020” – organizatorët të përgatitur për skenarë të ndryshëm

 

Në ditët para fillimit të një turneu të madh ndërkombëtar, biseda zakonisht përqendrohet në zgjedhje të befasishme, ndryshime taktike, dyshime për dëmtime dhe rivalitete të ashpra.

Këto diskutime mbeten ende, por para Kampionatit Evropian të futbollit, që nis të premten me një vit vonesë, mendja kthehet te rregullat e udhëtimit, karantinat, izolimet dhe testimet.