Euro 2020

Suedia fton edhe gjashtë lojtarë pas rasteve me koronavirus

 

Suedia ka ftuar të enjten gjashtë lojtarë nga lista rezervë për të ushtruar në bazën e saj, si mbulesë potenciale për raste të reja me koronavirus.

Evropiani nis nesër, ndërsa dy lojtarë të Suedisë për këtë ngjarje, Dejan Kulusevski dhe Mattias Svanberg janë izoluar pasi dolën pozitiv në testimin për COVID-19, të martën.