Euro 2020

Anglia e Kroacia takohen në duelin me plot histori

 

Kroacia dhe Anglia do ta luajnë ndeshjen hapëse të Grupit D në stadiumin “Wembley” në Londër, të dielën nga ora 15:00. Që të dyja synojnë që ta nisin Evropianin e sivjetmë me fitore.

Me shumë histori në ballafaqimet e ndërsjella, ky duel pritet të jetë tejet interesant. Pasi arriti në gjysmëfinale të Botërorit 2018 dhe Ligës së Kombeve një vit më pas, Anglia tani synon që ta fitojë Evropianin dhe është në mesin e favoriteve.