7 perditesime
19:56

Austria mposht Maqedoninë e Veriut

Austria ka arkëtuar tri pikët e para në Euro 2020, duke mposhtur Maqedoninë e Veriut. Ndeshja e zhvilluar të dielën përfundoi me rezultat 3-1.

Goli i parë erdhi nga skuadra e Austrisë, ku Stefan Lainer realizoi për 1-0 në minutën e 18-të. Pak minuta më vonë, 37-vjeçari Goran Pandev barazoi shifrat pas një gabimi të mbrojtjes. Me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Me të nisur pjesa e dytë, austriakët ndërmorën aksione të shpeshta në kërkim të golit. Kjo u arrit në minutën e 78-të, ku Michael Gregoritsch e kaloi për herë të dytë Austrinë në epërsi.

Goli i fundit në ndeshje u realizua nga sulmuesi Marko Arnautoviq.

Me këtë fitore, Austria është në vendin e parë të Grupit C.

19:49

Austria realizon edhe golin e tretë

Austria ka realizuar edhe golin e tretë kundër Maqedonisë së Veriut, duke arritur t’i grumbullojë pikët e para në Grupin C.

Në minutën e 90-të, sulmuesi Marko Arnautovic realizoi pas një aksioni të shkurtër nga skuadra. Ai u asistua nga 24-vjeçari Konrad Laimer.

https://streamwo.com/lJfRq8s

19:37

Austria realizon golin e dytë

Austria ka realizuar golin e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi Michael Gregoritsch realizoi në minutën e 78-të, i asistuar nga David Alaba.

https://streamwo.com/6IWl9Ir

19:26

Edhe Bejtullai debuton në Evropian

Egzon Bejtullai është inkuadruar në minutën e 64-të për ta çuar në pesë numrin e futbollistëve shqiptarë në fushë për Maqedoninë e Veriut, në ndeshjen kundër Austrisë që po luhet në Bukuresht të Rumanisë.

Kjo është ndeshja e parë në “Euro 2020”. Në stol ka mbetur vetëm futbollisti tjetër shqiptarë, Ferhan Hasani.

18:45

Austria dhe Maqedonia e Veriut shkojnë në pushim me barazim

Me rezultatin 1-1 është mbyllur pjesa e parë mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy skuadrat shënuan nga një gol.

Stefan Lainer kaloi Austrinë në epërsi në minutën e 18-të, ndërsa nëntë minuta më vonë, 37-vjeçari Goran Pandev barazoi shifrat. Goli i barazimit erdhi pas një gabimi nga mbrojtja austriake.

18:29

Maqedonia e Veriut barazon rezultatin

Maqedonia e Veriut ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Austrisë.

Goran Pandev realizoi në minutën e 27-të, pas një gabimi nga mbrojtja e austriakëve.

18:19

Austria kalon në epërsi

Austrisë i janë dashur 18 minuta lojë për të kaluar në epërsi ndaj Maqedonisë së Veriut.

Stefan Lainer realizoi për 1-0, i asistuar nga mesfushori Marcel Sabitzer.

https://streamwo.com/YVn9IRi

18:01

Nis takimi mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ka nisur ndeshja mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të Euro 2020-s.

Të dy skuadrat po luajnë ndeshjet e para në Grupin C të këtij kampionati. Pjesë e grupit janë Holanda dhe Ukraina që do ndeshen nga ora 21:00.