Euro 2020

Sllovakët flasin për fitoren e madhe ndaj Polonisë

 

Në përfaqësuesen e Sllovakisë janë shprehur shumë të lumtur për fitoren 2:1 ndaj Polonisë. Të hënën mbrëma në kuadër të Grupit E të Euro 2020, Sllovakia fitoi 2:1 ndaj Polonisë. Golin e fitores e shënoi Milan Shkriniar në minutën e 69-të. Ai u shpall lojtar i ndeshjes.

“Jemi të lumtur që kemi filluar garën me fitore. Ishte ndeshje e vështirë, Polonia është ekip kualitativ”, ka thënë Shkriniar për sajtin zyrtar të UEFA-s.