1 perditesime
22:58

Spanja nuk thyen Suedinë, ndeshja e parë pa gola në Euro 2020

Spanja ka dominuar plotësisht por nuk ia ka dalë ta thyej Suedinë. Ndeshja e Grupit E të Euro 2020, ka përfunduar pa gola.

Ndeshja mes Spanjës e Suedisë është luajtur të hënën mbrëma në Sevilla.

Spanjollët kanë sulmuar vazhdimisht dhe kanë krijuar disa raste të mira shënimi.

Por nuk kanë konkretizuar asnjë prej tyre dhe ndeshja është mbyllur pa gola. Është ndeshja e parë e këtij Evropiani që nuk ka ofruar asnjë gol.

21:51

Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Spanjës dhe Suedisë, që i takon Grupit E në Euro 2020.

Spanjollët kanë dominuar në fushë dhe kanë krijuar disa raste të mira shënimi.

Por njëherë rrezikoi seriozisht edhe Suedia përmes Alexander Isak. Spanja ka pasur nëntë raste për gola.

Tri goditje i kishte të sakta, katër të pasakta e dy goditje të spanjollëve u bllokuan. Ndërkohë Suedia nuk dërgoi asnjë goditje të saktë.