Euro 2020

Nga Serie B në “Euro 2020”, lojtarët e Italisë të formuar nga Zemani

 

Një trajner çek i futbollit, konsumues i madh i duhanit, mund të ketë ndikim në këtë skuadër të Italisë aq sa ka edhe Roberto Mancini.

Ciro Immobile, Lorenzo Insigne dhe Marco Verrati shpërthyen në edicionet kur u drejtuan nga Zdenek Zeman në Serie B. Ndodhi kjo afër një dekadë më parë në Pescara, ku ata mësuan filozofinë sulmuese të cilën po e aplikojnë tani në Kampionatin Evropian.