Euro 2020

Ruediger kafshoi Pogban gjatë ndeshjes Francë – Gjermani

 

Mbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Ruediger, e kafshoi mesfushorin francez Paul Pogba, në fund të pjesës së parë të ndeshjes së Grupit F të Euro 2020 mes Francës e Gjermanisë.

Franca fitoi ndeshjen derbi me rezultatin 1:0, fal një autogoli që u shënua nga Mats Hummels në minutën e 20-të. Pogba u zgjodh lojtar i ndeshjes.