Euro 2020

Statistika mbresëlënëse të Immobiles në “Olimpico”

 

Italia do të ballafaqohet me Zvicrën nga ora 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës. Do të jetë ndeshja e dytë e Grupit A në Kampionatin Evropian. Italianët mposhtën Turqinë 3:0 në ndeshjen e parë, kurse Zvicra barazoi me Uellsin, 1:1.

Megjithatë, vëmendja do të jetë tek Immobile, sulmuesi i Lazios. Bashkëlojtari i Vedat Muriqit nga viti 2016-të deri më sot, ka shënuar 92 gola në 118 paraqitjet e fundit në “Olimpico”, shkruan “GazzettadelloSport”. Golin e fundit ia shënoi Turqisë.