Euro 2020

Marotta: Erikseni nuk ishte i vaksinuar

 

Vazhdojnë ende spekulimet rreth rastit të incidentit që i ndodhi Christian Eriksenit me Danimarkën, në ndeshjen e parë kundër Finlandës në “Euro 2020”.

Erikseni në fund të pjesës së parë ra pa ndjenja në fushë dhe ende nuk dihet shkaktari pse erdhi deri te ajo situatë. Mesfushori i Interit tani është në gjendje të mirë dhe stabile, por ende është në një spital në Kopenhagë.