Euro 2020

Belgjika do ta ndalë lojën me Danimarkën në nderim të Eriksenit

Foto: AP
 

Lojtarët e Belgjikës do ta nxjerrin topin jashtë loje në minutën e dhjetë të takimit ndaj Danimarkës. Kjo do të bëhet në mënyrë që të pranishmit në stadium të nderojnë Christian Eriksenin me një minutë duartrokitje. Këtë e ka bërë të ditur sulmuesi Romelu Lukaku të mërkurën.

Belgjika e Danimarka takohen të enjten në kuadër të Euro 2020.