Euro 2020

Berardi: Italia synon ta fitoj edhe ndeshjen e tretë të grupit

Foto: AP
 

Një prej lojtarëve më të dalluar në fitoren e Italisë kundër Zvicrës, Domenico Berardi është i kënaqur me fitoren e dytë në Evropian. Ai thotë se, Italia do të synoj ta fitoj edhe ndeshjen e tretë të Grupit A, atë kundër Uellsit.

Berardi asistoi në golin e parë të Manuel Locatellit, ndërsa Italia fitoi 3:0. “Ne po përpiqemi të japim 100 % në çdo ndeshje. Do ta kemi edhe një test tjetër të rëndësishëm dhe ne do të synojmë ta fitojmë edhe atë”, ka thënë Berardi. Itali e ka siguruar kalimin në 1/8 e finales të Evropianit.