4 perditesime
22:53

Holanda fiton grupin dhe avancon në raundin tjetër

Pa shumë telashe, Holanda ka shënuar fitore ndaj Austrisë, të enjten mbrëma në Amsterdam. Me fitoren e së enjtes, Holanda ka avancuar tutje në Euro 2020. Madje në raundin nokaut kalon si fituese e Grupit C, ku bëjnë pjesë edhe Ukraina e Maqedonia e Veriut.

Holanda më herët kishte fituar 3:2 ndaj Ukrainës dhe tani e ka mposhtur edhe Austrinë, ndonëse pa shumë shkëlqim.

Memphis Depay shënoi nga pika e bardhë për rezultatin 1:0 të Holandës. Ai shënoi në minutën e 11-të. Ishte penalltia e gjashtë e akorduar në Euro 2020 dhe vetëm e dyta e realizuar.

Në pjesën e dytë shënoi edhe Denzel Dumfries për fitore të pritur të Holandës. Dumfries shënoi në minutën e 67-të.

Më 21 qershor, Holanda takohet me Maqedoninë e Veriut në Amsterdam. Ndërsa Ukraina e Austria përballen në Bukuresht. Maqedonia e Veriut edhe me fitore eventuale ndaj Holandës do të mbetej e fundit në grup. Pra është pa gjasa për avancim tutje.

Në raundin e dytë tashmë kanë kaluar edhe Italia e Belgjika.

22:25

Holanda dyfishon epërsinë

Holanda e ka shënuar edhe golin e dytë përballë Austrisë.

Mbrojtësi Denzel Dumfries në minutën e 67-të realizoi për 2:0.

https://streamwo.com/U4RuP0G

21:46

Holanda në avantazh pas pjesës së parë

Holanda e ka mbyllur në avantazh 1:0 pjesën e parë kundër Austrisë.

Deri më tani po vendos goli i Memphis Depay nga penalltia në minutën e 11-të.

21:12

Holanda në epërsi ndaj Austrisë, Depay shënon nga penaltia

Me një gol nga penaltia, Holanda ka arritur të kalojë në epërsi në ndeshjen ndaj Austrisë, e vlefshme për Grupin C të “Euro 2020”.

Memphis Depay shënoi në minutën e 10-të për 1:0.

https://streamwo.com/kPsazdZ

20:17

Formacionet zyrtare: Holandë - Austri

Holanda do të përballet me Austrinë në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit C të Euro 2020 sonte me fillim nga ora 21:00.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Johan Cfruyff Arena” në Amsterdam.

Dyja përfaqësueset shënuan fitore në xhiron e parë. Holanda mposhti 3:2 Ukrainën, ndërsa Austria 3:1 Maqedoninë e Veriut.

Austria në këtë ndeshje do të jetë në mungesë të sulmuesit Marko Arnautoviq, që është suspenduar pasi shau në gjuhën serbe futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Holanda do të luajë me formacion 3-5-2 ndaj Austrisë. Në portë do të jetë Martin Stekelenburg, në mbrojtje Stefan de Vrij, Matthijs de Ligt e Daley Blind. Në mesfushë Denzel Dufries, Marten de Roon, Georginio Wijnaldum, Frenkie de Jong e Patrick van Aanholt, ndërsa në sulm Wout Weghors e Memphis Depay.

Austria ndërkohë do të startojë me formacion 4-4-2. Në portë është Daniel Bachmann, në mbrojtje Stefan Lainer, Aleksandar Dragoviq, Martin Hinteregger e Andreas Ulmer. Në mefsushë Christoph Baumgartner, Xaver Schlager, Konrad Laimer e David Alaba, ndërkohë në sulm do të startojë me Marcel Sabitzerin e Michael Gregoritschin.