4 perditesime
22:49

Anglia dështon përballë Skocisë, vetëm barazim në “Wembley”

Anglia nuk ka arritur ta mposht Skocinë në ndeshjen e dytë të grupit D në Euro 2020, duke barazuar pa gola 0:0.

Rastin më të mirë për anglezët e kishte John Stones në fillim të lojës, kur goditi shtyllën. Më pas, skocezët ishin mjaft të koordinuar mirë në mbrojtje, duke mos lejuar pothuajse t’i rrezikohej porta asnjëherë.

Anglia tash ka katër pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Çekia në vendin e parë. Skocia dhe Kroacia ndajnë pozitat tre dhe katër me nga një pikë.

Në xhiron e ardhshme, Anglia takohet me Çekinë, ndërsa Skocia me Kroacinë.

21:47

Pa gola në pjesën e parë mes Anglisë dhe Skocisë

Anglia dhe Skocia e kanë mbyllur pjesën e parë pa gola të shënuara.

Anglezët kishin rastin më të rrezikshëm në këto 45 minuta, me John Stones që goditi shtyllën në minutat e para të ndeshjes.

21:04

Nis ndeshja Angli - Skoci

Derbi britanik ka filluar në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Ka filluar ndeshja interesante e Grupit D mes Anglisë dhe Skocisë, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Euro 2020.

Anglia hynë në këtë përballje nga fitorja 1:0 kundër Kroacisë në ndeshjen hapëse të Euro 2020, kurse Skocia rikthehet nga humbja 2:0 kundër Çekisë.

Nëse Anglia arrin të arkëtojë piktë e plota, do të sigurojë kualifikimin tutje për në fazën eliminatore.

20:55

Anglia ndaj Skocisë me formacionin më të ri në histori

Formacioni startues i Anglisë për ndeshjen ndaj Skocisë në “Euro 2020” ka mesatare të moshës prej 25 vjet e 31 ditë. Sipas uebfaqes së statistikave “Opta”, ky është formacioni më i ri në histori të kombëtares angleze në ndonjë turne të madh.

19:41

Formacionet zyrtare: Angli – Skoci

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Angli – Skoci, e vlefshme për xhiron e dytë të grupi D në Euro 2020.

Anglia vjen në këtë takim pas triumfit ndaj Kroacisë, ndërsa Skocia pas humbjes nga Kroacia.

Me një fitore eventuale, anglezët do ta siguronin biletën për në fazën tjetër.

Ndeshja fillon në orën 21:00.

Anglia: Pickford, James, Stones, Mings, Shaw, Phillips, Rice, Foden, Mount, Sterling, Kane

Skocia: Marshall, O'Donnell, Hanley, Tierney, McTominay, McGinn, McGregor, Robertson, Gilmour, Dykes, Adams