Euro 2020

Southgate: Ishte mbrëmje frustruese

 

Seleksionuesi i Anglisë, Gareth Southgate ka pranuar se paraqitja ndaj Skocisë ishte larg asaj të dëshiruar. Anglia e Skocia kanë luajtur pa gola, ndërsa pas ndeshjes më shumë vlerësime shkuan për Skocinë.

“Ishte mbrëmje frustruese. Duhet t’i japim Skocisë mirënjohje. Kur nuk e fiton ndeshjen atëherë është e rëndësishme mos ta humbësh atë”, ka thënë Southgate për ITV.