Euro 2020

Svanbergu e kalon koronavirusin, i kthehet Suedisë

 

Mesfushori i Bolognas, Mattias Svanberg, i cili doli pozitiv në testin për koronavirus para 11-të ditësh, njësoj si bashkëlojtari i tij Dejan Kulusevski, i është kthyer Suedisë në stërvitje të shtunën.

“Svanbergu është rikthyer. Ai nuk do të stërvitet me skuadrën, por individualisht”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Suedisë.