Euro 2020

Anglia me ndryshime ndaj Çekisë

Foto: AP
 

Përfaqësuesja e Anglisë pritet të ketë ndryshime në formacion, në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve ndaj Çekisë.

Mediat angleze kanë njoftuar se trajneri Gareth Southgate do të bëjë së paku katër ndryshime për këtë takim. Në qendër të mbrojtjes do të rikthehet mbrojtësi Harry Maguier, që ka munguar shkaku i një lëndimi.