6 perditesime
19:52

Shaqiri shkëlqen në fitoren vendimtare të Zvicrës

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren vendimtare të Zvicrës përballë Turqisë në “Euro 2020”. Shaqiri shënoi dy gola të bukur në fitoren e Zvicrës me rezultatin 3:1.

Ai e shënoi supergol në minutën e 26-të për rezultatin 2:1, ndërsa gol të bukur shënoi edhe në minutën e 68-të për 3:1. Shaqiri me dy golat e shënuar, bëhet lojtari me më së shumti gola të shënuar për Zvicrën në kampionate botërore dhe evropiane. Ai ka shënuar plotë shtatë gola në ngjarjet e mëdha të futbollit.

Me këtë fitore Zvicra përfundon në vendin tretë në grupin A me katër pikë. Evropianin e kaluar kanë mjaftuar katër pikë për të kaluar në fazën nokaut.

19:26

Xherdan Shaqiri shënon sërish dhe vendos rekord

Zvicra e ka shënuar golin e tretë kundër Turqisë.

Sërish ka shënuar Xherdan Shaqiri, i cili e shndërroi në gol një pasim të Zuberit në minutën e 68-të. Punë të madhe te goli i Shaqirit kreu edhe Granit Xhaka.

Për 29-vjeçarin Shaqiri ishte goli i dytë në këtë ndeshje. Ai është bërë lojtari i parë i Zvicrës që shënon shtatë gola në Kampionate Evropiane dhe Botërore.

https://streamye.com/v7eh5

19:20

Turqia ngushton rezultatin në ndeshjen ndaj Zvicrës

Përfaqësuesja e Turqisë ka arritur të ngushtoi rezultatin në takimin ndaj Zvicrës në 2:1.

Në minutën e 62-të Irfan Kahveci shënoi një gol të bukur për 2:1.

https://streamye.com/v2pq3

18:47

Zvicra shkon në pushim me epërsi

Zvicra e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Turqisë me epërsi 2-0. Goli i parë erdhi në minutën e 6-të nga Haris Serefoviq, pas një goditjeje direkte drejt portës. Minuta më vonë, Xherdan Shaqiri dyfishoi epërsinë me një supergol.

Në anën tjetër të Grupit A, Italia është në avantazh ndaj Uellsit me epërsi minimale 1-0.

18:28

Shaqiri shënon supergol

Xherdan Shaqiri pranoi një top rregulloi topin dhe me gjuajtje me të djathtën mposhti portierin e Turqisë, Ugurcan Cakir. Zvicra me supergolin e Shaqirit në minutën e 26-të është në epërsi 2:0.

https://streamye.com/v31ac

18:09

Zvicra kalon në epërsi

Skuadrës së Zvicrës i janë nevojitur vetëm 6 minuta lojë për të kaluar në epërsi ndaj Turqisë.

Sulmuesi Haris Seferoviq realizoi gol me goditje direkte, pas një pasimi në qendër nga bashkëlojtari Steven Zuber.

 

18:02

Nis përballja Zvicër-Turqi

Zvicrës i duhen gjithsesi tri pikë ndaj Turqisë për të luftuar për kualifikimet tutje në EURO 2020 në Grupin A. Aktualisht ajo ka një pikë nga dy takimet e para. Në anën tjetër, Turqia nuk ka shpresë pasi që nga dy ndeshjet e para s’ka asnjë pikë.

Në këtë grup ka nisur edhe ndeshja tjetër mes Italisë dhe Uellsit.