Euro 2020

Xhaka shpërthen pas fitores ndaj Turqisë

Foto: AP
 

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka thënë se fitorja e arritur ndaj Turqisë është e shpresës për kalim tutje në raundin nokaut në “Euro 2020”. Por, ai ka qenë i ashpër ndaj kritikëve, duke thënë se në shumë raste janë gjykuar pa drejtë. Zvicra mposhti Turqinë në ndeshjen e tretë me rezultatin, 3:1. Me këtë fitore Zvicra përfundon në vendin tretë në grupin A me katër pikë. Ka gjasë që të avancoj tutje si njëra prej katër përfaqësueseve më të mira në vendin e tretë.

“Presioni ishte i madh mbi ne. E drejtë apo e padrejtë nuk ka shumë rëndësi tani. Pro, n patëm një bisedë të mirë në ekip, sidomos dje. Ne ishim shumë të hapur me njëri-tjetrin dhe veçanërisht biseduam për atë që na bëri kaq të fortë në vite e fundit. kemi treguar se kemi karakter në ekip dhe se nëse punojmë së bashku mund të arrijmë diçka. Unë jam te Zvicra gati 11 vjet dhe kurrë nuk kam humbur kështu me Italinë. Kjo të dhemb. Por, mbase ishte një thirrje zgjimi që ne mund të kthehemi në realitet dhe thjesht të dalim nga rrëmuja së bashku. Ne e bënë atë sot. Tani kemi katër pikë nga tre ndeshje dhe mund të shpresojmë. Njerëzit që më njohin mua dhe ne, që e dinë se sa të fortë jemi, sidomos mendërisht”, ka thënë Xhaka.