Euro 2020

Hashani: Italia e fokusuar për botëror

Foto: KTV
 

Trajneri i futbollit Erdin Hashani ka thënë se Italia nuk po mendon ta fitoj Evropianin, por është i fokusuar për Botërorin “Katari 2022”. “Ka krijuar një mentalitet tjetër. Tash ka futur mentalitetin sulmues. Mezi ka kaluar në të kaluarën grupin, por tash që nga ndeshja e parë ka qenë konstant. Mancini sivjet ka marrë nga Sassuolo, Atalanta.

I kishte provuar 70 lojtar derisa e ka formuar këtë ekip. Por, Italia është e fokusuar për botërorin e ardhshëm, ndërsa tani do ta vlerësonin dështim nëse nuk arrijnë në gjysmëfinale”, ka thënë Hashani për Sportin Total të KTV-së.