Euro 2020

Mulleri mund të mungojë kundër Hungarisë

 

Përfaqësuesja e Gjermanisë mund të luajë pa Thomas Mullerin në ndeshjen vendimtare kundër Hungarisë në Evropian.

Futbollisti i Bayern Muenchenit mungoi në stërvitje të hënën në mëngjes për shkak të një lëndimi në gju dhe rrezikon të mos paraqitet të mërkurën, në ndeshjen e fundit të Grupit F.