6 perditesime
22:53

Modriq dërgon Kroacinë në 1/8 e finales

Kapiteni Luka Modriq ka udhëhequr Kroacinë drejt fitores ndaj Skocisë, të martën mbrëma në “Hampden Park” në Glasgow. Me fitoren 3:1, Kroacia është kualifikuar në fazën nokaut të Euro 2020. Madje kroatët janë kualifikuar nga pozita e dytë e grupit D.

Kroacia ka 4 pikë, sa edhe Çekia. Por për shkak të numrit më të madh të golave të shënuar, Kroacia renditet e dyta ndërsa Çekia e treta. Çekia e Anglia më herët kishin siguruar kualifikimin. Fituesi i ndeshjes mes Kroacisë dhe Skocisë u bashkohej atyre. Kroatët te fitorja erdhën në pjesën e dytë, falë shkëlqimit të Modriqit. Ai shënoi për 2:1 në minutën e 62-të me goditje të bukur nga distanca.

Në minutën e 77-të mesfushori i Real Madridit asistoi për Ivan Perishiqin që shënoi për 3:1. Modriq krosoi nga këndi, ndërsa Perishiq u shkëput në zonë. Kroacia kishte kaluar në avantazh edhe në fillim të ndeshjes. Nikola Vlashiq kishte shënuar në minutën e 17-të me asistim të Perishiqit. Por skocezët barazuan shifrat në minutën e 42-të nëpërmjet Callum McGregor. Kjo solli gëzim e festë në stadiumin në Glasgow. Tifozët skocezë ishin të entuziazmuar pas barazimit pa gola ndaj Anglisë dhe kanë pritur fitore ndaj kroatëve për festë më të madhe. Por cilësia e lojtarëve kryesorë të Kroacisë e bëri dallimin. Kroacia është nënkampione e botës dhe është përballur me kritika të mëdha pas paraqitjeve të zbehta në dy ndeshjet e para.

22:37

Perishiq shënon golin e sigurisë

Ivan Perishiq ka shënuar golin e sigurisë për kroatët në ndeshjen ndaj Skocisë.

Perishiq është shkëputur lartë në zonë pas krosimit të Luka Modriqit dhe me goditje me kokë ka shënuar për 3:1. Perishiq shënoi në minutën e 77-të të takimit më “Hampden Park”.

Me fitore Kroacia avancon në fazën nokaut.

https://streamye.com/vA1t6o

22:22

Supergol i Modriqit për epërsinë e Kroacisë

Kroacia ka kaluar sërish në epërsi në ndeshjen ndaj Skocisë. Kapiteni Luka Modriq ka shënuar gol të bukur nga distanca për rezultatin 2:1 në të mirë të Kroacisë. Modriq shënoi pas një aksioni të gjatë, në minutën e 62-të. Me fitore Kroacia avancon tutje.

Ndeshja po luhet më “Hampden Park” në Glasgow.

https://streamye.com/v9k30H

21:53

Mbyllet baras pjesa e parë mes Kroacisë e Skocisë

Është mbyllur baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes së Grupit D të Euro 2020 mes Kroacisë dhe Skocisë.

Nikola Vlashiq shënoi golin e epërsisë për Kroacinë në minutën e 17-të ndërsa barazoi Callum McGregor (42’).

Dyja përfaqësueseve i duhet fitorja për të mbajtur të gjalla shpresat për të kaluar në fazën nokaut të Evropianit. Pas dy xhirove të dyja kanë nga një pikë.

21:45

Skocia barazon rezultatin në ndeshjen ndaj Kroacisë

Skocia ia ka dalë të barazoj rezultatin në ndeshjen ndaj Kroacisë. Skocia ka barazuar shifrat në 1:1 në minutën e 42-të.

Callum McGregor ka shënuar me gjuajtje të saktë nga 17 metra, pas një topi të kthyer nga mbrojtja kroate. Goli i barazimit ka ofruar festë të madhe në stadiumin në Glasgow ku po luhet ndeshja vendimtare. Me barazim eliminohen si Kroacia ashtu edhe Skocia.

https://streamye.com/v0cK3V

21:20

Vlashiq shënon për Kroacinë

Kroacia është në avantazh 1:0 ndaj Skocisë në Glasgow. Pas një aksioni të bukur, me goditje nga zona ka shënuar Nikola Vlashiq (17').

Pas një topi të gjatë të Luka Modriqit, Ivan Perishiq ka ulur topin për Vlashiqin që gjuajti saktë.

Me fitore Kroacia avancon në fazën nokaut.

https://streamye.com/vJ14aI

20:23

Formacionet startuese në ndeshjen Kroaci – Skoci

Janë bërë të ditura formacionet startuese të ndeshjes së xhiros së fundit të Grupit D të “Euro 2020”, mes Kroacisë dhe Skocisë.

Kroacia do të luajë me formacion 4-2-3-1. Ndërkohë Skocia me formacion 3-5-2.

Dyja përfaqësueseve i duhet fitorja për të mbajtur të gjalla shpresat për kualifikim. Pas dy xhirove Kroacia e Skocia kanë nga një pikë dhe zënë pozitat tre e katër. Kryeson Çekia me 4 pikë, sa i ka edhe Anglia.

Image