Euro 2020

Shaqiri në 11-shen e fazës së grupeve të Evropianit

Foto: AP
 

Xherdan Shaqiri e ka zënë një vend në 11-shen e fazës së grupeve të Kampionatit Evropian, e cila është publikuar të premten në sajtin zyrtar të UEFA-s. Shaqiri është futbollisti i vetëm i Zvicrës që e ka gjetur veten në mesin e më të mirëve të fazës së grupeve.

Ai ka shënuar dy gola në tri ndeshje të luajtura në “Euro 2020” deri më tani duke ndihmuar Zvicrën të kualifikohet në 1/8 e finales, ku do të përballet me Francën. Formacioni i publikuar nga UEFA është rreshtuar në sistemin 3-4-3 derisa Shaqiri është vendosur në mesfushë përkrah lojtarëve si Andriy Yarmolenko, Georginio Wijnaldum e Emil Forsberg.