Euro 2020

Italia është shndërruar në kundërshtaren më të frikshme të Evropianit

FOTO: AP
 

Seria pa humbje e Italisë nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe përzgjedhësi i Austrisë, Franco Foda, po punon që të jetë ai që do ta ndalojë serinë impresive. Italia është bërë një nga favoritet në Kampionatin Evropian, pasi fitoi të tri ndeshjet në fazën e grupeve, duke shënuar shtatë gola dhe duke mos e pranuar asnjë. Këto tri fitore në “Euro 2020” e zgjatën serinë pa humbje të ekipit të trajnerit Roberto Mancini në 30 ndeshje – aq sa rekordi i mëparshëm i Italisë i vendosur në vitin 1930.

“Fillimisht u duk se ishte një sfidë e pakapërcyeshme dhe e pamundur për ne, sepse ata nuk kanë humbur për një përjetësi”, tha Foda. “Por, herët a vonë edhe ekipi i Mancinit do të humbë”.