Euro 2020

Depay e ka shansin të shkëlqejë për Holandën në një skenë të madhe

 

Kampionati Evropian më në fund do t’ia japë shansin Memphis Depayt të shkëlqejë në një skenë të madhe.

Sulmuesi i Holandës ka shënuar dy gola dhe dy asistime para duelit të së dielës kundër Republikës së Çekisë, në raundin e 1/8 së finales. Kjo ndeshje do të luhet në orën 18:00, në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest. Depay ka shënuar shtatë gola në tetë ndeshje në vitin 2021 dhe në moshën 27-vjeçare ka hyrë në formën më të mirë.