Euro 2020

Ronaldo i vendosur për arritje tjera historike në “Euro 2020”

Foto: AP
 

Cristiano Ronaldo do të bëj përpjekje për të shkruar edhe më shumë histori në Kampionat Evropian, kur Portugalia të takohet me Belgjikën në një të tetën e finales, sonte prej orës 21:00.

Ronaldo tashmë ka vendosur rekordin për më së shumë gola në turne dhe ësbtë bërë i pari që ka shënuar në pesë Kampionate të ndryshme Evropiane. Ai po ashtu është barazuar me ish-reprezentuesin e Iranit, Ali Daei, për më së shumti gola në futbollin ndërkombëtar. Të dy i kanë nga 109.