Euro 2020

Mbrojtësi i Uellsit e quan “shaka” formatin e Euro 2020

Chris Gunter
 

Mbrojtësi i Uellsit, Chris Gunter ka pasur kritika të ashpra për formatin e Kampionatit Evropian të futbollit, që është duke u mbajtur në gjithë Evropën. Uellsi të shtunën pësoi 4:0 nga Danimarka në “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam dhe u eliminua në një të tetën e finales në Euro 2020.

Por Uellsi, si shumë përfaqësuese të tjera, është përballur me udhëtime të gjata, që janë kritikuar edhe nga të tjerë lojtarë e trajnerë.