Portieri i Italisë, Ginluigi Donnarumma ka thënë se dëshiron të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur gjatë karrierës së tij, ndërsa zbulon se ëndërron një ditë ta fitojë edhe “Topin e Artë”.
Portieri 22-vjeçar ka luajtur 30 ndeshje për Italinë dhe vlerësohet si një prej portierëve më të mirë në futbollin evropian.
Ai ka luajtur 251 ndeshje për Milanin, por pas Evropianit do ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër.
“Shpresoj të luaj sa më gjatë, deri në moshën 40-vjeçare”, ka thënë Donnarumma për faqen zyrtare të “Red Bull”. “Qëllimi im është të fitoj sa më shumë trofe, veçanërisht me ekipin përfaqësues italiane. Do të jap gjithçka që ta fitoj edhe ‘Topin e Artë’, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”.