Euro 2020

Italia mund të bëjë shumë ndryshime për ndeshjen ndaj Belgjikës

 

Selektori i Italisë, Roberto Mancini mund të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen kundër Belgjikës. Ai është duke shqyrtuar mundësinë të startojë me Manuel Locatellin dhe Matteo Pessinan, njofton të hënën “La Gazzetta dello Sport”.

Sipas gazetës italian, ka gjasa që Andrea Belotti të zëvendësojë Ciro Immobilen në sulm. Italia të premten e luan ndeshjen çerekfinale kundër Belgjikës në Mynih.