Euro 2020

Gjyqtari gjerman Felix Brych drejton ndeshjen Itali – Spanjë

 

Gjyqtari gjerman Felix Brych do ta drejtoj ndeshjen e parë gjysmëfinale në mes të Italisë dhe Spanjës. Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte prej orës 21:00 në Wembley.

Gjyqtari 45-vjeçar ka drejtuar disa ndeshje të mëdha të Evropianit, Botërorit dhe ndeshjeve të Ligës së Kampionëve. Brych drejtori ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve në mes të Juventusit dhe Real Madridit, ku madrilenët triumfuan 4:1 në Uells.