Euro 2020

Rolando, golashënuesi më i mirë i Evropianit

 

Përkundër që Portugalia u eliminua në 1/8 e finales të “Euro 2020”, ylli Cristiano Ronaldo e ka fituar “Këpucën e Artë” të këtij turneu. Portugezi Ronaldo, e ka mbyllur Kampionatin Evropian me pesë gola të shënuar dhe një asistim në katër ndeshje të zhvilluara apo në 360 minuta lojë.

Pesë gola në Evropian i ka shënuar edhe sulmuesi i Çekisë, Patrick Schick por Ronaldo e kishte edhe një asistim për t’u konfirmuar si golashënuesi më i mirë i Evropianit.