Euro 2020

Chiellini thotë se Italia e meritoi fitoren

Foto: AP
 

Kapiteni i Përfaqësueses së Italisë, Giorgio Chiellini është ndarë tejet i kënaqur me suksesin e ekipit të tij. Chiellini ka thënë se Italia e ka merituar plotësisht triumfin në “Euro 2020” pas paraqitjeve të mira që i kishte përgjatë turneut. Italia në finale të Evropianit, e mposhti Anglinë me rezultatin 3:2 pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultatin e barabartë 1:1.

“Ne fituam, mendoj me meritë. Ne ndjenim diçka magjike në ajër, do ta kishim thënë që nga fillimi i majit këtë dhe e meritojmë, e gjithë Italia e meriton . Ishte një sensacion i pabesueshëm, faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij grupi për tre vjet dhe ne ua kushtojmë të gjithë atyre lojtarëve që po shikojnë nga shtëpia gjithashtu. Ne donim të kontrollonim ndeshjen, të mbanim zotërimin, dhe pavarësisht se e morëm atë grusht në fytyrë brenda dy minutash, ne dominuam pjesën tjetër të ndeshjes dhe e dëshironim trofeun me çdo kusht”, ka thënë Chiellini, i cili foli edhe për penalltitë.