Euro 2020

Donnaruma i lumtur me triumfin

Foto: AP
 

Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma ka thënë se nuk u dorëzuan për asnjë moment, dhe të gjithë kanë besuar se do ta fitojnë titullin e Evropës. Donnarumma ishte ndër më të merituarit për suksesin e Italisë, pasi i priti dy penallti dhe u zgjodh lojtari i turneut.

“Ne ishim të jashtëzakonshëm. Të gjithë e kanë parasysh se prej nga filluam, kështu që e kemi merituar këtë sukses. Goli i hershëm ka mundur të jetë fatal, por ne nuk u dorëzuam për asnjë moment. Nuk ishte lehtë, sepse Anglia u mbrojt mirë, por ishin spektakular dhe e merituam këtë sukses”, tha Donnarumma.