Euro 2020

Festë e madhe në Romë

Foto: AP
 

Festë e madhe po bëhet në Romë, ku mijëra njerëz kanë dalë në rrugë pasi Italia e mposhti Anglinë me penallti për ta fituar Kampionatin Evropian.

Ka pasur fishekzjarrë dhe shumë tifozë që kanë valëvitur flamuj të Italisë. Festa e madhe është duke u zhvilluar në Piazza del Popolo, ku ndeshja është përcjellë në ekrane të mëdhenj.