EXPRESS

Stilet e grafiteve në “Meeting of Style Kosovo”

 

Në njëmijë e tetëqind metra katrorë në muret e rreth rrotullimit në hyrje të Prishtinës, janë formësuar murale që paraqesin vizionin e së ardhmes.

Qytete në formë abstrakte, si dhe gërshetimi i natyrës me njerëzoren janë disa prej shenjave të këtyre muraleve që janë realizuar gjatë kësaj fundjave.