EXPRESS

“Java e Albanologjisë” mbahet në tetor

Pesë sesionet e Institutit Albanologjik të Prishtinës i kanë bërë publike temat që do të diskutohen në edicionin e njëmbëdhjetë të “Javës së Albanologjisë”.

Kjo ngjarje e përvitshme ishte planifikuar të mbahej në fund të verës, por për shkak të pandemisë është shtyrë për në fund të tetorit, raporton KOHA.