Projektet teatrore të realizuara si bashkëprodhime ndërkombëtare ishin në fokus të debatit “Tregu i teatrit ndërkombëtar”, të organizuar në kuadër të “Kosovo Theatre Shoëcase”.
Drejtues të teatrove të Qipros, Serbisë dhe Maqedonisë kanë shpalosur projektet e inskenuara viteve të fundit, si dhe kanë paraqitur vizionet e tyre për të ardhmen e teatrove.
Sasho Dimoski, drejtor i teatrit nacional në Veles të Maqedonisë së Veriut në këtë takim me profesionistët, foli për programin e institucionit që udhëheq.
“Teatri ynë është një nga teatrot më të vjetër në Maqedoni, dhe sipas shënimeve historike, ky teatër ka qenë aktiv që nga vitet 60’. Teatri ynë po ashtu ka mirëpritur gratë e para aktore në Maqedoni, që ka qenë gjë e madhe për atë kohë. Deri atëherë të gjithë performuesit kanë qenë meshkuj. Gjatë viteve në vazhdim, ky teatër ka mirëpritur aktorë e shfaqje nga vende e shtete të tjera”.
Diskutimi ka vazhduar me tregimin e Vladan Slakoviç, i cili udhëheq teatrin e pavarur “Grupa-Grupa” në Serbi.
“Ne po punojmë në këtë teatër tash e njëzet vjet, me të rinj shumë aktivë. Po mundohemi të krijojmë hapësirë për ta dhe të bëhemi bazë për punët e së ardhmes me grupet e reja. Ne bëjmë përpjekje të përdorim hapësirë që gjejmë. Nuk kemi një vend rezident. Pra, e përdorim çdo hapësirë publike ku mund përshtatet me performancat tona teatrore. Çdo vit na bashkohen dhjetëra të rinj të cilët me ne përgatiten si artistë, pastaj si dramaturgë dhe piktorë. Ambiciet tona janë që të rinjtë e grupit të rriten si njerëz të kulturuar dhe me një etikë të madhe morali. Ky është vizioni ynë”.
Nga ana tjetër, Jeton Neziraj drejtor i “Kosovo Theatre Showcase” tregoi për organizimin e edicionit më të ri në kohë pandemie.
Edicioni i tretë i Festivalit “Kosovo Theatre Shoëcase”, do të përfundojë më 31 tetor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.