EXPRESS

Diella Valla, një artiste në ngritje

Diella Valla është një artiste në ngritje, e cila eksploron universin e ngjyrave në kërkim të identitetit artistik.

Ajo është e pasionuar në art dhe ilustrime që përqendrohen në temat abstrakte, të modës dhe natyrës. Pikturat e reja i ka përmbledhur në ekspozitën personale të titulluar “Artiste në ngritje”.