EXPRESS

Enkelejda Alushi - Arifi së shpejti me album të ri

 

Zëri i këngëtares së njohur Enkelejda Alushi – Arifi është i mishëruar me këngët çame. Këngëtarja e cila jeton në qytetin e Gjilanit dhe është pjesë e ansamblit të këtij qyteti, nuk ka qenë aktive tash e ca kohë me ndonjë këngë të re.

Këngëtarja çame e cila për një kohë nuk ka publikuar diçka të re, ka treguar se koha e izolimit e ka bërë që të mendojë më shumë për projekte të reja muzikore. Ajo ka zbuluar se së shpejti do të publikojë albumin e saj të parë. Me zërin e saj melodik, Enkelejda Alushi – Arifi do në projektin e ri muzikor do të gërshetojë këngët më të njohura shqiptare.