EXPRESS

“Hope” i Vjosa Abazit me dy shpërblime në Indi

 

Katër gra që në jetën e tyre e kanë pasqyruar rolin e heroinave, ndajnë një fat të përbashkët. Fatet e tyre janë ekranizuar përmes dokumentarit “Hope” të regjisores Vjosa Abazi.

Historitë e jetës së tyre marrin kahe tjetër kur goditen nga fatkeqësia. Me përditshmërinë e tyre, gratë kosovare përpiqen të triumfojnë mbi këtë realitet.