EXPRESS

Kastriot Tusha: Këngëtarët po imitojnë, jemi në fazën e majmunërisë

 

Tenori Kastriot Tusha është shprehur i brengosur me nivelin e gjuhës që përdorët në këngët shqipe dhe bastardimin e melosit shqiptar.

“Këngëtarët po imitojnë. Përdorin gjuhë rruge, përdorin ritme arabe dhe bullgare. Jemi në fazën e majmunërisë. Nuk pajtohem as me këngën që dërguam në Eurovision. Gjithnjë kam kërkuar që të ruhet melosi shqiptar. Kjo çfarë po ndodh me muzikën tonë është e papranueshme”, ka deklaruar ai.