EXPRESS

“Autostrada Hangar”, hapësira multidisiplinare e artit

 

Dhjetëra luledielli kanë pushtuar tash e një kohë ish-bazën ushtarake të KFOR-it në Prizren. “Fushat e lulediellit” nga Agnes Dennes pas Prishtinës tashmë kanë zbarkuar edhe në qytetin jugor. E ato ndodhen pikërisht përkrah njërës prej qendrave inovative të artit bashkëkohor në vend dhe prej të rrallave edhe në rajon, Autostrada Hangar.

Një hapësirë e cila është inauguruar para një viti, tash e përdorshme në çdo cep të saj. Pjesë e pesë ekspozitave aktive është edhe filmi dokumentar “Tregimi i Hangarit”, i cili e shpreh gjithë rrugëtimin deri në jetësimin e kësaj hapësire.