EXPRESS

Baleti kombëtar thur rrëfime me premierën e "Time"

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Kur u fikën dritat e atij që tashmë është kthyer në Amfiteatër të Teatrit Kombëtar në kryeqytet, para publikut u shfaq silueta e njërës prej balerinave të trupës. Mes lojës në errësirë e ndriçim, shpesh janë servuar të papriturat që e kanë bërë edhe më thelbësore premierën e shfaqjes “Time” me koreografi të Taulant Shehut.

Temperamenti në koreografi me lëvizje të ngadalta dhe paralele nga e gjithë trupa kanë përcjellë rrëfime te publiku nëpërmjet gjuhës së trupit. Nën ritmin e erës së furishme, tingujve të violinës, pianos e harpës kanë rrjedhur edhe lëvizjet e anëtarëve të Baletit Kombëtar të Kosovës.